Faqja

Shoqata e regjistruar Gratë ndihmojnë Gratë ofron këshillim dhe mbështetjeje për gratë dhe fëmijët e tyre, të prekur nga dhuna në bashkëjetesë. Dhuna kundër grave pasqyrohet në forma të ndryshme, si dhunë trupore, psiqike, ekonomike si dhe / ose si dhunë seksuale.

Shoqata e regjistruar Gratë ndihmojnë Gratë ka numrin telefonik: 0941 – 24000.

 

Orari i punës në zyrë:  
E hënë deri të enjte: 8:00 deri 17:00
E premte: 8:00 deri 14:00

 

Orare të tjera këshillimi mund të vendosen me bisedë paraprake.
Gjithashtu, mund të lidheni me ne përtej kohës së punës në zyrë, nëpërmjet telefonit ne pritje. Numri i telefonit tuaj të dorës me të cilin ju na telefononi, regjistrohet në aparatin e përgjigjeve telefonike.

 

Organizata e regjistruar Gratë ndihmojne Gratë, si zyrë këshilluese, ofron informacione, këshillim dhe mbështetje në raste të dhunës në familje. Shtëpia e pavarur e Grave, e cila i përket kësaj shoqate, i mundëson mbrojte dhe strehim të sigurtë, grave dhe fëmijëve të tyre të prekur nga dhuna në familje.


Streha autonome e grave

Kodi Postar 110 204
93015 Regensburg

Telefon: 0941 - 24000
Telefax: 0941 - 2802520

E-Mail:
info@frauenhaus-regensburg.de


Zyrë Këshillimi e grave

Gumpelzhaimerstr.8a
93049 Regensburg

Telefon: 0941 - 24000
Telefax: 0941 - 2802520

E-Mail:
beratungsstelle@fhf-regensburg.de


Agjensi e ndërhyrjes /
Pro Akiv Zyrë Këshillimi

Gumpelzhaimerstr.8a
93049 Regensburg

Telefon: 0941 - 24000
Telefax: 0941 - 2802520

 

 

Si shkohet tek Zyra Këshilluese:

Me autobuzin: e Linjës 6 Drejtimi Wernerwerkstraße / Stacioni Gumpelzhaimerstraße.
Me makinë: Vende parkimi janë te disponueshme.

Ju mund ti drejtoheni në rast dhune në familje edhe Telefonit Ndihmë me numër 08000-116 016, i vlefshëm për të gjithë vendin. Ky është në dispozicion 24 orë dhe mund t’ju ofrojë edhe shumë shpejt këshillime në gjuhë të ndryshme.

Streha autonome e Grave

Streha autonome e grave në Regensburg ofron ndihmë dhe strehim të sigurtë për gratë e kërcënuara nga dhuna familjare si dhe fëmijët e tyre. Gratë dhe fëmijët këshillohen duke i mbështetur në pozicionin e tyre, që të mund të mendojnë për perspektiva të reja në jetë.

 

Kush mund të banojë në strehën e grave?

Streha e grave ofron vend të sigurtë për gra te prekura nga dhuna në familje dhe fëmijët e tyre. Për të siguruar këtë mbrojte dhe strehim të sigurtë, nevojitet mbajtja në fshehtësi e adresës së shtëpisë.

 

Si mund të vini në një strehë grash?

Punonjësit e Strehës së Grave i kontaktoni në telefonin me numër 0941-2400. Zyra e Strehës së Grave punon nga e hëna deri të enjten nga ora 8:00 deri ne orën 17:00 dhe të premten deri në orën 14:00. Jashtë orarit të zyrës keni një punonjëse në telefonin në pritje. Numrin e telefonit te dorës të kësaj punonjëse e gjeni, pasi lidheni me sistemin e përgjigjeve automatike të thirrjeve në zyrë.
Takimi i parë personalisht, pasi vendoset me marrëveshje, bëhet në dhomat e Zyrës Këshilluese.
Meqenëse Streha e Grave shpesh nuk ka vende të lira, kjo për shkak të kapacitetit të vogël, të situatës së tregut të banesave, etj.- një sqarim paraprak telefonik për një vend të lirë është patjetër i nevojshëm. Në këtë bisedë telefonike mund të jepen të gjitha informacionet e duhura si për pranimin dhe për jetën në Strehën e Grave.

 

Në rast se arratisja për në shtëpinë e grave mund të përgatitet më parë, është mirë të merrni me vete si më poshtë:

  • Dokument Identiteti, Pashaportë
  • Çerifikatat e lindjes
  • Çertifikatat e martesës /Njohja e atësisë dhe Dokumenti i kujdestarisë
  • Dokumenti i sigurimit shëndetësor
  • Fletorja e vaksinave, Fletorja e kontrollit shëndetsort
  • Vërtetimet e të ardhurave (p.sh Llogaria e pagës ose Vërtetim nga zyra e punës; Vërtetimi i pareve që merren për fëmijet, Vërtetim i pareve të prindit)
  • Ilaçet e nevojshme
  • Sende personale, si fotografi apo lodra perkëdhelëse
  • Rroba

Në raste urgjente, personi në nevojë, megjithatë, mund të vijë në Strehën e Grave, dhe pa sjelle asgjë me vete. Sendet personale dhe dokumenta mund organizohen dhe me vonë me ndihmën tonë.

Më e rëndësishmja është që gruaja të gjejë një vend të sigurtë për veten dhe fëmijët e saj!

 

Si jetojnë gratë dhe fëmijët në Strehën e Grave?

Gratë dhe fëmijët jetojnë vetëm ose me fëmijët e tyre në një dhome. Kuzhina dhe banja përdoren nga të gjithë. Banueset ne Strehën e Grave kujdesen vete për veten dhe nevojat e fëmijëve të tyre. Ato e organizojnë vete ditën dhe i marrin vetë vendimet. Jeta në Strehën e Grave zhvillohet në bazë të rregullave të shtëpisë të cilat duhet të respektohen nga të gjithë banorët. Mbajtja sekret e adresës si dhe respekti, toleranca dhe mospërdorimi i dhunës kanë prioritet.

 

Sa gra dhe fëmijë jetojnë në Strehën e Grave?

Shtëpia autonome e grave në Regensburg ofron vend për 12 gra dhe fëmijët e tyre. Dhomat kanë madhësi të ndryshme, disa janë të përshtatshme për një grua pa fëmije, të tjerat për gra me fëmijë. Banja dhe kuzhina përdoren gjithmonë nga dy deri në katër familje. Dhomat janë të mobiluara dhe kuzhinat të pajisura. Gjithashtu ka dhe makina larëse rrobash.

 

Sa kohë mund të strehohet një grua me fëmijë në Strehën e Grave?

Koha e qëndrimit në Strehën e Grave përcaktohet nga situata vetjake e gruas dhe e fëmijëve të saj. Në vendin e parë ka rëndësi mbrojtja dhe siguria. Pas kësaj shqyrtohen dhe perspektivat e jetës së gruas pasi përfundon qëndrimi në Strehën e Grave. Në këte proces çdo grua mbështetet nga punonjësit e Strehës së Grave.

 

Një Strehë e Grave është gjithmonë dhe një Strehë e fëmijëve:

Fëmijët dhe të rinjtë kanë përjetuar shpesh dhunë, vetë ose si dëshmitarë. Prandaj Streha e Grave i ofron edhe atyre mbrojtje dhe siguri dhe më tej dhe këshillim dhe mbështetje. Kjo ndodh në formë ofertash si për persona të veçante dhe/ose në grup.

 

A mund të mbështetet një grua edhe pas qëndrimit në Strehën e Grave?

Edhe pas qëndrimit në Strehën e grave, gratë dhe fëmijët mund të ndihmohen me këshillim dhe mbështetje, nëpërmjet shoqatës së regjistruar „Gratë ndihmojne Gratë“. Kjo kryhet nga zyra këshillore. Çdo person vendos vetë nëse ai dëshiron apo jo këshillim të mëtejshëm nëpërmjet kësaj oferte.

Zyra këshillimi për gratë

Zyra e këshillimit për gratë ofron informacione, këshillim dhe mbështetje në raste konfliktesh në bashkëjetesë dhe në raste dhune familjare. Në të tilla raste, ne i shqyrtojmë njëlloj, qoftë dhunën fizike, psiqike, ekonomike dhe dhunën seksuale.

 

Përveç grave viktima, munden gjithashtu të na drejtohen ne dhe shokë, të njohur dhe kushërinj që kanë kontakt me gruan dhe fëmijët dhe që iu nevojiten informacione, si dhe specialistë nga institucione të ndryshme.

 

Këshillimi mund të zhvillohet nëpërmjet telefonit - me dëshirë dhe anonim- ose personalisht. Punonjësit e zyrës këshillimore mund ti telefononi nga e hëna deri të enjten nga ora 8:00 deri në ora 17:00 dhe të premten deri ne ora 14:00 si dhe në raste urgjente edhe jashtë këtij orari në numrin e telefonit në pritje. Ky numër telefoni është 0941-24000.

 

Këshillimet për gruan janë në mbrojtje të pozicionit të saj si grua, dhe ata janë falas, të fshehta, dhe me rezultat të hapur. Ato arrijnë të jenë nga biseda informuese dhe këshilluese për një herë të vetme deri në mbështetje shoqëruese për një kohë të gjate.

 

Temat për të cilat flitet këshillohen përcaktohen nga vete gratë si viktima të dhunës. Ne ofrojme informacione dhe mundësi per lehtësim emocional dhe stabilizim në kriza jetësore. Ne duam ti ndihmojmë gratë viktima që të zhvillojnë strategji në përballimin e përjetimit te dhunës dhe pasojave të saj, të zgjerojnë kompetencat e veprimit të tyre dhe të mundësive për të nisur ndryshime në jetë. Qëllimi është që ato ta vendosin vete se si duan të jetojnë përditë.

 

Çështje që mund të trajtohen gjatë këshillimit:

  • Informacione per Ndarje, Shkurorëzim, Kujdestari
  • Ligji i mbrojtjes nga dhuna: Ndalim i kontaktit dhe i afrimit, Dëbimi nga shtëpia („Ai që godet, duhet të largohet“)
  • Stalking
  • Masat për sigurinë e brendshme

 

Bisedat këshilluese mund të zhvillohen me kënaqësi dhe në praninë e një përkthyesi.